KQZ-ja tregon se kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës

13:39 | 17 Shkurt 2021

Kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, flasin nga KQZ’ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar me vlerësimin dhe verfikimin e pakove me votat e diasporës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se të njëjtat pako do të verifikohen nëse kanë ardhur nga persona të regjistruar si votues të suksesshëm jashtë vendit, shkruan Gazeta Express.

“Në QNR, shërbimi votues i KQZ’së ka filluar edhe procesimin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga data 02-12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse këto pako janë dërguar nga personat e regjistruar sit ë suksesshëm për të votuar jashtë vendit, apo nëse ato pako do kanë përmbushur kriteret ligjore thënë ai.

Më tutje Elezi konfirmoi se pa u kryer ky proces, nuk mund të dinë se sa janë gjithsej vota nga diaspora.

“Verfikimi i tyre do të na marr kohë disa ditë dhe deri atëherë nuk e dimë se sa është numri i votave nga jashtë vendit”, ka thënë Elezi.

Elezi dha detaje edhe për procesimin e formularëve për subjektet politike dhe për ato të kandidatëve.

“Në QNR është duke u proceduar futja e të dhënave nga formularët e rezultateve subjekteve politike dhe kandidatëve të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. Nga 2232 vendvotime, 1056 janë procesuar, për subjektet politike dhe diku 841 vendvotime për formularët e kandidatëve”, ka thënë Elezi.

Komento: