Gjykata Speciale cakton për 24 shkurt seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Mustafës

14:41 | 17 Shkurt 2021

Specialja cakton për 24 shkurt seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Mustafës.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës.

Ndaj dy krerëve të OVL-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00, shkruan Reporteri net.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria.

Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

Kujtojmë se dje në Hagë u mbajt konferenca e tretë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Komento: