Ceremonia shtetërore për nder të pavarësisë, Hoti dhe Osmani detyrohen të kalojnë pak kohë bashkë

22:07 | 17 Shkurt 2021

Hoti dhe Osmani detyrohen të kalojnë pak kohë bashkë gjatë ceremonisë shtetërore për nder të pavarësisë.

U.D së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti kanë marr pjesë në aktivitetet ceremoniale.

Garda ceremoniale e FSK-së zbarkoj në oborrin e Qeverisë mëngjesin e 17 shkurtit.

Me flamurin shtetëror të palosur e të mbajtur me kujdes, po presin krerët institucional.

Kur ata erdhën, radhën tani e kishte edhe shpalosja e flamurit për nder të 13 vjetorit të pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Pasi kësaj ceremonie liderët shtetëror u nisen në drejtime të kundërta.

Megjithatë, u bashkuan përsëri në kazermën “Adem Jashari”.

Aty këta po i prisnin ushtarët e FSK-së, e shumë musafirë të tjerë të cilët ishin të pranishëm.

Ceremonia filloj, me të mbërritur edhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani, e cila nderoj pjesëtarët e FSK-së.

Pas kësaj, filloj intonimi i himnit shtetëror, e që u nderua në mënyra të ndryshme nga musafirët.

Me të mbaruar intonimi i himnit, fjala ishte për u.d së presidentës, Vjosa Osmani e cila tregoj faktorët që mundësuan lirinë e pavarësinë e vendit.

Kontributin e këtyre e vlerësoj lartë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili shtoj që ka ende shumë punë për të bërë në realizimin e aspiratave të vendit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadorët e huaj në Kosovë, e që të njëjtit do të marrin pjesë edhe në përmbylljen e aktiviteve shtetërore që do të organizohet nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës.

Komento: