
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, të mërkurën mbrëma ishte pre e grabitjes.
23-vjeçarit i është thyer shtëpia në kohën kur po luante me ekipin Barcelona B, ku edhe shënoi dy gola.

Sipas “Panorama Sport”, Manajt i janë vjedhur tri orë të shtrenjta dhe 70 mijë euro kesh.
Manaj është pjesë e Barcelonës prej vitit 2020, por luan kryesisht me ekipin B. Me Shqipërinë, në 20 ndeshje ka shënuar 6 gola.