
5 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Gjithashtu janë konfirmuar edhe 285 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në Kosovë ka arritur në 1558.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).”- thuhet në njoftim./ORAinfo/