
Janë konfirmuar 340 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren , 340 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 411 pacientë të tjerë, kurse 10 persona të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/