
A mundet Kurti t’i shmanget dialogut me Serbinë?
Analistët thonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do t’i imponohet nga ndërkombëtarët.
Kështu u deklarua Albin Kurti kur u pyet lidhur me dialogun.
E se dialogu me Serbinë nuk është në top tri prioritetet e tij Kurti e tha gjatë tërë fushatës.
Madje ai tha se edhe qytetarët dialogun me Serbinë e vënë në prioritetin e gjashtë apo shtatë.
Megjithatë është pikërisht Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Joe Biden që duket se do të insistojë në dialog.
Ai madje nuk harroj t’ua përmend një gjë të tillë në letrat që i dërgoi presidenteve te dy vendeve.
Por, se nuk mund t’i ikë dialogut me Serbinë e thonë edhe analistët në vend.
Arton Demhasaj thotë se dialogu nuk është çështje populiste prandaj Kurti po ikë nga kjo temë.
Megjithatë Demhasaj thotë se edhe nëse Kurti nuk dëshiron dialogun, ky proces si prioritet imponohet nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë i të njëjtit mendim është edhe Bekim Kabashi.
Kabashi thotë se këto qëndrime të Kurtit mund t’i shfrytëzoj Serbia nëse ky i fundit insiston të mos ketë dialog.
Ai thotë madje se do të ishte mirë që dialogu të përfundojë me qeverinë Kurti II.
Ndërkohë analistët e konsiderojnë pikërisht dialogun shkaktarë të rrëzimit të disa qeverive të Kosovës.