Alarmon Shpend Ahmeti: Nëse arrijmë 800 raste në ditë, duhen masa restriktive

22:28 | 21 Shkurt 2021

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, folur rreth numrit të rasteve.

Ai ka thënë se nëse vazhdon rritja e rasteve atëherë duhet që të kemi masa restriktive. Ai ka pasur kritika për tubimet partiake para zgjedhjeve, për të cilat thotë se kanë qenë burim i rasteve.

Ahmeti thotë se liderët politikë nuk mund të kenë kredibilitet nëse ju kërkojnë qytetarëve që të mbyllen.

Postimi i plotë:

Në një situatë hipotetike (larg qoftë – por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si kemi kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

Komento: