Niveli i ajrit sonte në Prishtinë, më i keqi në botë

23:09 | 22 Shkurt 2021

Sonte, niveli i ajrit në Prishtinë është më i keqi në mbarë botën.

Sipas IQAir, niveli i ajrit në Prishtinë është më i keqi dhe lë pas vetës Sofian e Bullgarisë dhe Kolkatën e Indisë.

Pas këtyre vendeve për nga cilësia e keqe e ajrit rradhiten: Dhaka e Bangladeshit, Lahore e Pakistanit dhe Dehli i Indisë

Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga detajet e ndara nga ‘Politico’ prej kabllogramit drejt Uashingtonit pak ditë më parë, është ankuar për nivelin e ajrit të ndotur.

“Edhe para COVID-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbërta, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe”, thuhet në kabllogram.

Komento: