Chelsea mposht Atletico Madridin, Giroud shënon super gol

23:05 | 23 Shkurt 2021

Chelsea ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në Bukuresht të Rumanisë, skuadra londineze e mposhti Altetico Madridin me rezultatin 1:0.

Atletico ishte vendase në këtë ndeshje, të cilën e organizoi në Rumani për shkak të masave kufizuese në Spanjë.

Golin e vetëm e shënoi francezi Olivier Giroud. Ai realizoi gol të bukur me goditje “gërshërë” në minutën e 68-të.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 mars në Stamford Bridge. Chelsea po vazhdon me rezultate të mira nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel.

Komento: