Bate Borisov turpëron Arsenalin

20:53 | 14 February 2019

Londinezët janë mposhtur nga ekipi Bate Borisov në kudaër të ‘Europa Ligës’.

​Bate Borisov e ka shokuar Arsenalin, duke e mposhtur 1-0 në Bjellorusi.

Arsenali i Unai Emery është shokuar në ndeshjen e parë të fazës 1/16 në Europa League, raporton Gazeta Express.

“Topcinjtë” janë mposhtur 1-0 në udhëtim te Bate Borisov.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori 30-vjeçar, Stanislav Dragun, në minutën e 45’, në fund të pjesës së parë.

Arsenali, që në këtë ndeshje ishte pa Mesut Ozil, në pjesën e dytë inkuadroi në lojë Torreiran, Aubameyangun dhe Denis Suarezin e transferuar nga Barcelona.

Por, pavarësisht tentimeve të shumta, nuk arritën të gjejnë golin shumë të vlefshëm si mysafirë, çka do të thotë se do të duhet të luftojnë shumë tani për të përmbysur gjithçka në sfidën e kthimit, që zhvillohet pas një jave në stadiumin “Emirates”.

Shkodran Mustafi luajti 90 minuta në këtë ndeshje, kurse Xhaka lëshoi fushën e lojës për Torreiran në minutën e 69’.

Komento: