
Palmer: Për Amerikën, çështjet e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Bosnjë janë të ndara.
I dërguari special i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se çështjet e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe çështja e Bosnjë dhe Hercegovinës ishin të ndara për Washingtonin, megjithëse, sipas tij ato shpesh janë të lidhura.
Palmer theksoi gjithashtu për redaksinë e Zërit të Amerikës për Bosnjë se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.