Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: “Bollni me cirkuz politik”

14:30 | 25 Shkurt 2021

“Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka lëshuar mbledhjen e këtij institucioni, meqenëse anëtarët filluan të diksutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Daka ka thënë se KQZ’ja vetëm organizon zgjedhjet dhe se nuk vendos për përfaqësimin e komuniteteve.

“Bollni me cirkuz politik. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet”, ka thënë Daka para se ta lëshonte mbledhjen.

Komento: