Pak para mbledhjes së kryesisë, Ambasadori britanik shkon në zyrat e LDK-së

16:24 | 25 Shkurt 2021

Ambasadori britanik në zyrat e LDK-së pak para mbledhjes së kryesisë.

Nicholas Abbott, është parë në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Prezenca e tij aty është vërejtur pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë së partisë.

Në mbledhje pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, pasi ditë më parë kryetari aktual Isa Mustafa dha dorëheqje.

Dorëheqja ndodhi për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor.

Komento: