Mauro Icardi nuk hesht më.
Tashmë në cilësinë e ish-kapitenit të Inter, argjentinasi ka nxitur një tjetër stuhi në kampin zikaltër.
Si kundërpërgjigje ndaj atyre që i hoqën shiritin e kapitenit, por edhe ndaj tifozëve që e injoruan në Vjenë, aty ku mbështetën kapitenin e ri të skuadrës, portierin Handanovic, Icardi ka reaguar përmes profilit të tij në Instagram
Duke cituar një shprehje epike, autorësia e të cilës i atribuohet disa figurave elitare botërore, Icardi ka shkruar:
“Më mirë të mbyllësh gojës e të dukesh budalla, se ta hapësh atë dhe të largosh çdo dyshim”, duke mos dhënë asnjë sinjal se kujt i adresohej ky mesazh.