Prokuroria po e heton rastin e vdekjes së azilkërkuesit në Prishtinë

13:59 | 26 Shkurt 2021

Zjarri në Ulpianë, Prokuroria po e heton rastin e vdekjes së azilkërkuesit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e hetuar rastin e vdekjes së azilkërkuesit që u gjet pa shenja jete në një shtëpi që u kaplua nga zjarri në lagjen Ulpiana.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka thënë se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana të Prishtinës, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.

Komento: