Pirlo paralajmëron rikthimin e Dybalas

18:36 | 26 February 2021

Pirlo paralajmëron rikthimin e Dybalas.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo konfirmoi se Paulo Dybala nuk ka nevojë për operacion.

Sulmuesi bianconer udhëtoi në Barcelonë për një konsultë me kirurgun e gjurit Ramon Cugat dhe Pirlo tha se ai nuk do t’i nënshtrohet ndonjë operacioni.

“Për Paulon, ne vlerësojmë zgjidhjen më të mirë për ta vënë atë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Pirlo në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes të së shtunës kundër Hellas Verona në Serie A.

“Dybala nuk është në rrezik për një operacion. Ai kishte një konsultë dhe tani do të shohim se cili do të jetë trajtimi më i mirë. Koha e rikuperimit të Dybala është zgjatur për fat të keq dhe ne nuk kemi qenë në gjendje ta rimarrim atë” – tha Pirlo.

Dybala nuk ka luajtur që nga fitorja 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar dhe ka startuar vetëm tetë herë në Serie A këtë sezon.

Në edicionin e kaluar, futbollisti argjentinas ishte zgjedhur lojtari i vitit në Serie A.

Komento: