Malmo-Chelsea përfundoi 1:2, publikohen notat e lojtarëve

23:37 | 14 February 2019

Chelsea arriti të shënojë fitore si mysafir tek Malmo me rezultat 1:2 në ndëshjen e luajtur në kuadër të Ligës së Evropës.

Maurizio Sarri ia doli që të përgatis skuadrën e tij për ndeshjen kundër skuadrës suedeze, Malmo, shkruan lajmi.net.

Londinezët këtë takim e fituan me rezultatin 1:2, duke lehtësuar kështu punët për këtë fazë të garave.

Golat për Chelsea i realizuan Ross Barkley në minutën e 30’ dhe Olivier Giroud në minutën e 58’ të takimit.

Anders Christiansen në anën tjetër realizoi golin e vetëm të këtij takimi, 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”.

Komento: