Pochettino flet për gjendjen e Neymar, a do të rikthehet?

13:31 | 27 Shkurt 2021

Pochettino konfirmon rikuperimin e Neymarit.

Mauricio Pochettino ka thënë se Neymar Junior së shpejti do të zbresë në fushë.

Ai është duke vazhduar me planin e rikuperimit, derisa dje ka nisur edhe stërvitjet me ekipin.

Kjo do të thotë se ka shumë shanse që ai të jetë gati brenda 10 dite për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

“Neymar po vazhdon të ndjekë planin e mjekëve për rikuperimin”, u shpreh Pochettino.

“Ai është shumë mirë në aspektin emocional, dhe po vazhdon me rikuperimin”.

Komento: