Haradinaj përkujton viktimat në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre frymëzim për ta ruajtur lirinë

13:28 | 28 Shkurt 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e rëna në Likoshan e Qirez, 23 vite më parë.

Ai tha se ajo ditë historike u shënua me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

‘Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: