Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për të marrë vaksinën anti-Covid

16:30 | 28 Shkurt 2021

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për të marrë vaksinën anti-Covid

Përmes një njoftimi për media, e ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Komento: