Këshilltari amerikan i Kurtit i përgjigjet Grenellit.
Arun Chaudhary, këshilltari amerikan i kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit e akuzoi Kurtin si anti-amerikan.
Chaudhary në një kundër reagim ndaj Grenell tha se ai është krenar që punon me Kurtin.
Ai ka thënë se “aleanca jonë është e palëkundur, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, dhe i ka mbijetuar diplomacisë fort të pamatur që ju si “ndihmës” i Donald Trumpit e keni ndjekur”.
Grenell, përmes një postimi në ‘Tëitter’ e ka akuzuar Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.Ai ka vazhduar edhe më tej duke ia përmendur Kurtit kohën kur hidhte gaz lotsjellës Kuvend për ta kundërshtuar miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.