Dridhët Chelsea, yllli i madh kërkon largimin

13:45 | 15 February 2019

Chelsea mund të mbetet pa njërin ndër lojtarët me të mirë të saj.

Mesfushori francez, N’Golo Kante, ka dhënë shenja se mund ta braktisë skuadrën Chelsea.

Futbollisti 27 vjeçar ka thënë se nëse e braktisë Chelsean, ai do të preferonte t’i bashkohet Real Madrid-it apo Barcelonës, shkruan Goal.

Edhe më parë është raportuar se Kante do ta braktisë skuadrën angleze për shkak të mosmarrëveshjeve që ka pasur me menaxherin Maurizio Sarri.

Ndërsa skuadra franceze PSG prej kohësh ka qenë admiruese e Kantes. Mirëpo ky i fundit ka thënë se më parë do t’i bashkohej Real Madrid-it, Barcelonës apo Bayern Munich-it.

Komento: