Një zyrtar policor arrestohet në Gjilan, kjo është arsyeja

16:09 | 15 February 2019

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës të stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan nën dyshimet për kryerjen e veprave penale për ‘shantazh’ dhe ‘ lëndim i lehtë trupor’.

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Përveç tjerash ky punonjës i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan është suspenduar nga puna deri në përfundim të hetimeve.

Rastin e ka bërë të ditur vetë IPK, përmes një komunikate për media.

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati
Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.

Komento: