Molliqaj: Kosova nuk do të shkojë me ‘duar në xhepa’ para Serbisë

16:45 | 15 Shkurt 2019

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Kosova nuk do të shkojë më” Me duar në xhepa” para Serbisë në Dialog, dhe për herë të parë Kosova ka vija të kuqe,ka synime dhe kërkesa nga dialogu.

Molliqaj tha se përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces, shkruan ORAinfo.

Statusi i plotë i Molliqajt

KOSOVA NUK DO TË SHKOJË MË “ME DUAR NË XHEPA” PARA SERBISË NË DIALOG

Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu.

Gjithmonë në dialog është përcjellur platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces.

Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën .

Ecim përpara PSD

Komento: