Katër persona vdesin nga gripet në Kosovë

17:06 | 15 Shkurt 2019

Në Klinikën Infektive në Kosovë janë konfirmuar katër raste të vdekjeve me Influencë AH1N1 dhe dy raste me influenza A.

Kështu thotë Instituti Kombëtar i Kosovës , IKK thotë është duke përcjellur me vëmendje ecurinë e gripit sezonal.

“Nga 1 tetori deri më sot në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste te dyshimta në grip (ILI), 4.434 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 34 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut)”.

“Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Pra në qarkulim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive ne AH1pdm09” shkruhet në komunikatën e lëshurar nga ky Institut.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

“Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe ulje të rasteve të hospitalizuara”.

“Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve”, shkruan ky Institut.

Komento: