Instituti Hidrometeorologjik parashikon motin për sot

09:05 | 07 Mars 2021

Parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s.

Komento: