Mjekët i drejtohën me letër Thaçit, ja çka i kërkojnë për pagat

19:08 | 15 Shkurt 2019

Mjekët e Ministrisë së Shëndetësis kanë kërkuar nga Thaçi për përfshirje në Projektligjin për paga në sektorin publik të Kosovës.

Profesionistët shëndetësorë, mjekët e punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, i kanë dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me një kërkesë për përfshirje në Projektligjin për paga në sektorin publik të Kosovës.

Në letrën e siguruar nga “Koha Ditore”, profesionistët shëndetësorë/mjekët, që janë të punësuar në MSH, kanë kërkuar përkrahje nga Presidenti për rënditje në kategorizimin e profesionistëve shëndetësorë në Projektligjin për paga.

Në bazë të projektligjit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, profesionistët shëndetësorë të MSH-së kategorizohen me koeficiente të shërbyesve civilë që për rrjedhojë nuk u njihet shkollimi universitar dhe specialistik gjatë llogaritjes së pagës.

“Në projektligj, një mjek specialist ka koeficientin 5, ku institucioni/fusha e zbatimit është në institucionet shëndetësore publike dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës. Ne mjekët e punësuar në MSH, jemi të diskriminuar nga e drejta për pagë të dinjitetshme, sipas arritjeve profesionale dhe shërbimeve të cilat i ofrojmë prajnë këtij institucioni publik”, thuhet në letër.

Andaj, profesionistët shëndetësorë kërkojnë nga Presidenti që të jenë të kategorizuar sipas kualifikimit arsimor dhe profesional në Projektligjin për paga, “që nënkupton se pavarësisht nga institucioni ku punojmë, të na njihet shkollimi universitar dhe specialistik gjatë llogaritjes së pagës”

Komento: