Pas tre muajsh grevë, ja çfarë vendimi morën kirurgët

19:38 | 15 Shkurt 2019

Kirurgët i kthehen punës pas 3 muajsh grevë.

Rasim Dakaj është pacienti i parë i rregullt që u operua të premten nga mjekët kirurgë, në QKUK.

Kjo pasi që kirurgët iu kthyen punës pas 3 muajsh grevë.

Greva, megjithatë, është pezulluar përkohësisht për t’u dhënë kohë institucioneve që të reflektojnë në kërkesat e kirurgëve, raporton KTV.

Nëpërmjet një komunikate, këshilli grevist ka treguar se ky pezullim i grevës ka për qëllim t’u japë hapësirë kompetentëve të Ministrisë së Shëndetësisë, që t’i realizojnë detyrat ligjore, posaçërisht monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë.

Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se përpjekjet për realizimin e kërkesës për rritje të koeficientit do të vazhdojnë nga ana e kirurgëve.

Ndërsa, këshilltari politik në Ministrinë e Shëndetësisë, Kushtrim Shkodra, tha se me Ligjin për Paga mjekët do ta kenë rritjen më të madhe të pagës ndonjëherë.

Komento: