Klopp merr vendim se a do të bëhet trajner i Liverpool

15:13 | 09 Mars 2021

A do të bëhet trajner i Gjermanisë? Klopp e tregon vendimin.

Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirën ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020.

Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes.

E njëri nga emrat e lakuar për ta marrë drejtimin e ekipit gjerman ishte edhe Jurgen Klopp.

Megjithatë, një mundësi e tillë është përjashtuar nga trajneri i Liverpoolit.

“Unë nuk do të jem në dispozicion si trajner i mundshëm për ekipin gjerman. Kam tre vjet në LFC, apo jo? Është e thjeshtë. Ju nënshkruani një kontratë dhe i përmbaheni asaj kontrate. Unë iu përmbajta kontratave në Mainz dhe Dortmund” – u shpreh Klopp.

Me Liverpoolin, trajneri gjerman po kalon formë katastrofale, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e tetë në tabelë dhe me shtatë pikë nga vendi i fundit që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.

Komento: