Christian Martin, gazetar i ESPN ka njoftuar se bazuar në burimet e tij, Lionel Messi do të largohet nga Barcelona.
Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, Messi kishte kërkuar largimin nga klubi katalunas, mirëpo ish-presidenti Josep Maria Bartomeu nuk e lejoi një gjë të tillë.
“Sipas burimeve të mia, Leo Messi nuk do të qëndrojë në Barcelonë. As me këtë udhëheqje të re. PSG dhe Manchester City mbesin opsionet e vetme për momentin”.
Theksojmë se presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se do mundohet me çdo kusht ta bind Lionel Messin të qëndrojë në klub.
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së.