E FUNDIT: Edhe një grua dyshohet se ka humbur jetën nga gripi i derrit në Gjilan

22:20 | 15 Shkurt 2019

Kjo është viktima e dyte nga Gjilani.

Gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë humbur jetën dy persona, gjatë ditëve të fundit.

Derisa dyshohet se sonte edhe një grua është ndar nga jeta nga ky grip. Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

Edhe një grua nga Gjilani po dyshohet se para pak orëve ka humbur jetën si pasoje e gripit te derrave (‘Gripi A H1N1’). Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

Siç ka mësuar Express nga burimet e veta, e njëjta fillimisht është dërguar në spitalin e Gjilanit ku me anë të fotografimeve dhe kontrolleve është drejtuar për në Infektive të QKUK’së, me dyshimet se u preke nga gripi i derrit.

Burime të Express kanë thënë se ajo pas një orë ka ndërruar jetë në QKUK.

Kjo është viktima e dyte nga Gjilani qe ka humbur jetën brenda një jave si pasojë e AH1N1. Ndërkohë qe janë edhe tre raste te tjera te dyshuara me grip të derrave që po trajtohen.

Express ka raportuar ditë më parë se Ramadan Jashari nga fshati Pogragjë e Gjilanit është ndar nga jeta të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Komento: