Haradinaj takohet me Ischinger, flasin për agjendën euro-atlantike të Kosovës

10:02 | 16 Shkurt 2019

Në Munih të Gjermanisë po mbahet Samiti i Sigurisë. Në këtë samit po marrin pjesë edhe krerët e shteti të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
Haradinaj tregon se është takuar me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger dhe me liderë të tjerë botërorë.

“Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe mbrëmë, Ramush Haradinaj ka thënë se mundësia e vetme për largimin e taksës ndaj Serbisë është dialogu, ku aty të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Haradinaj në një deklarim për media ka thënë se çështja e taksës duhet të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi.

“Në fakt e kam një qëndrim më ndryshe. Nuk duhet të kushtëzohet dialogu, duhet të ulët dhe të diskutohet edhe për taksë. Sepse janë tema që ndërlidhen mes vete”, ka deklaruar Haradinaj..

“Pa e ditur se çfarë është marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse, është vështirë me u përzgjedh një temë”, ka deklaruar më tej.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se Gjermania qartazi është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës. Po ashtu ka thënë se edhe dy senatorët amerikan nuk e preferojnë një lëvizje të tillë.

“Berlini është i saktë dhe i qartë, janë kundër lëvizjeve të kufijve mendojnë se është rrezik për krejt rajonin dhe jo vetëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Edhe senatorët ishin jashtëzakonisht të rezervuar për këtë temë që të ketë lëvizje të kufijve”.

“Nuk bën të ndërlidhen temat. Dialogu duhet të fillojë edhe për taksë edhe për të tjera mundësisht të arrihet një marrëveshje për të gjitha çështjet”, ka deklaruar Haradinaj.

Pas kësaj, presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës.

Komento: