Rakiq nuk deklarohet për media pas takimit me Kurtin dhe Osmanin

17:21 | 16 Mars 2021

Kurti dhe Osmani përfundojnë takimin me Listën Serbe, Rakiq nuk deklarohet për media.

Kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë përfunduar ditën e takimeve me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq i shoqëruar nga Dalibor Jevtiq

Ky i fundit pas takimit nuk është deklaruar për medie,

Ndryshe gjatë ditës së sotme Kurti dhe Osmani kishin takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.

Ndërsa, të premtën Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Komento: