Një gol larg rekordit historik në Champions League, Ramos barazon Piquen

00:05 | 17 Mars 2021

Sergio Ramos vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin.

Tjetër ndeshje me Los Blancos, tjetër gol me fanellën e bardh.

Kapiteni i Los Blancos realizoi të martën në Champions League kundër Atalantës.

Për Ramosin, ky ishte goli i 15 në Ligën e Kampionëve, ai është njëri prej mbrojtësve me më së shumti gola në këtë garë.

Ramos e barazoi Piquen dhe renditet i dyti, menjëherë pas Roberto Carlos, që ka shënuar 16.

Kapiteni do të tentojë të barazojë fillimisht e më pas të thyejë këtë rekord në dy ndeshjet e radhës në çerekfinale të Champions League.

Komento: