Formacionet e mundshme dhe parashikim: Bayern Munich – Lazio

11:31 | 17 Mars 2021

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Bayern Munich – Lazio.

Bayern Munich dhe Lazio do të luajnë mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë fituar takimin e parë ndaj italianëve me rezultat 4-1 dhe sot (e mërkurë) presin të konfirmohen si të kualifikuar në çerekfinale.

David Alaba humbi fitoren 3-1 ndaj Werder Bremen për shkak të dëmtimit dhe është në dyshim për Bayernin në këtë ndeshje.

Douglas Costa, Corentin Tolisso dhe Tanguy Nianzou të gjithë humbasin takimin e sotëm për ekipin vendas.

Bayern ka rikuperuar Thomas Muller dhe Benjamin Pavard nga ndeshja e parë, gjë që është një lajm i keq për Lazion.

Komento: