Nuk e do Ibrahimovicin, Leonardo gjen super-sulumesin në Seria A

14:52 | 10 December 2018

Pasi nuk arriti të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimoviç për 6 muajt e ardhshëm, Leonardo ka kthyer sytë nga kampionati italian, për të gjetur sulmuesin që i ka premtuar Gattusos, t’ia vërë në dispozicion që nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin 35-vjeçar të Sampdorias, Fabio Quagliarela, i cili po përjeton një rini të dytë, duke qenë gjithmonë e më vendimtar me skuadrën e drejtuar nga Giampaolo, me të cilën ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Leonardo ka telefonuar menaxherin e lojtarit, Beppe Bozzo, të cilit i ka ofruar një kontratë 6 muaj, plus opsionin për një vit tjetër, ndërsa nga ana e tij, futbollisti këmbëngul se do të ndërronte ambient vetëm nëse do t’i ofrohej një kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Gjithsesi në këtë pikë drejtuesit e klubit të Milanit duken të gatshëm të negociojnë, pasi e dinë mirë se më Quagliarelën, përveçse i japin një alternativë të vlefshme për këtë sezon Gattusos, sigurojnë edhe një lojtar që mund të rrijë në stol sezonin e ardhshëm, pa bërë polemika.

Komento: