Manchester United me ofertë ‘marramendëse’ për yllin e Napolit

14:09 | 17 Shkurt 2019

Mbrojtësi i Napolit ka marrë një ofertë nga Manchester Unitedi.

Djajtë e kuq’ janë në shërbim të një mbrojtësi të qendrës qysh nga afati kalimtar i verës, por ende nuk kanë arritur që të sigurojnë ndonjë nënshkrim.

Lojtari që mbetet nën radarin e United është Kalidou Koulibaly i skuadrës së Napolit.

‘Football Italia’ shkruan se Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë rreth 102 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se reprezentuesi i Senegalit dëshiron një kalim në Premierligë.

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Napolit në shtator të vitit të kaluar.

Kjo kontratë skadon në qershor të vitit 2023. Man Utd do të ketë punë të vështirë për ta bindur skuadrën italiane që ta lirojë lojtarin.

Komento: