Dhuratë super luksoze, vëllezërit Xhaka e befasojnë babain me një

22:29 | 01 Prill 2021

Vëllezërit Xhaka.

Granit dhe Taulant Xhaka kanë surprizuar babain e tyre me një dhuratë super luksoze. Këtë surprizë e ka zbuluar vëllai i madh i familjes përmes një postimi në Instagram.

Ai ka postuar një foto, ku shfaqet i ati teksa teston veturën e re dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të bukura.

“Dhurata nga unë dhe Graniti, për babin më të mirë në botë”, ka shkruar Xhaka.

Vetura i përket markës Mercedes dhe është ndër modelet e fundit.

Komento: