
Mesfushori francez Adrien Rabiot ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, ka njoftuar të shtunën sajti italian “Calciomercato”.
Madje, bëhet e ditur se Rabiot tashmë është në negociata me Barcelonën pasi te Juventusi kanë vendosur ta shesin në fund të këtij sezoni. Rabiot e pëlqen idenë për të luajtur te Barcelona sezonin tjetër dhe pritet që së shpejti të arrijë marrëveshje me ekipin nga La Liga.

Rabiot në vitin 2019 iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 30 milionë euro nga kampioni i Italisë.
26-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 35 ndeshje deri më tani.