Shënoi gol me Milanin, Hauge tregon çfarë duhet të bëjë ekipi i tij këtë sezon

15:57 | 03 Prill 2021

AC Milan ka barazuar me Sampdorian me rezultat të barabartë 1-1.

Anësori i Rosonerëve, Jens Petter Hauge, shënoi golin e vetëm dhe atë të barazimit për Milanin.

Pas ndeshjes, ai u shpreh: “Jam i lumtur për golin e shënuar, një gol i mirë. Ne nuk fituam dhe kështu është e vështirë të jem i kënaqur”.

Megjithatë, ai tha se është i lumtur për golin e shënuar dhe duhet të punojnë më shumë që të përmirësohen.

Milan janë 5 pikë mbrapa Interit, kur këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

“Duhet të përfundojmë sezonin në nivelin e njëjtë qe e filluam”, tha ai.

Komento: