Drita merr tre pikë nga udhëtimi tek Arbëria, fiton edhe Drenica

17:45 | 03 Prill 2021

Drita ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme ndaj Arbërisë në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Gjilanasit e gjetën veten në disavantazh kur Dion Zabërgja realizoi për vendasit në minutën e 23-të. Por skuadra e Ardian Nuhiut reagoi shpejt dhe përmbysi rezultat në pjesën e parë.

Fillimisht, Festim Alidema në minutën e 27-të e më pas sulmuesi Priesley në minutën e 33-të arritën që ta përmbysnin rezultatin. Betim Haxhimusa në minutën e 63-të vulosi rezultatin përfundimtar.

Drita aktualisht ka vendin e parë me 58 pikë, tre më shumë se Ballkani që luan të dielën kundër Prishtinës në Suharekë. Arbëria bie në vendin e nëntë me 27 pikë.

Drenica triumfon ndaj Trepçës ‘89

Drenica ka mposhtur me rezultat 2:0 Trepçën ’89, në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Zabergja dhe Rapo ishin realizuesit e golave për skuadrën nga Skenderaj.

Me këtë fitore, Drenica mban vendin e tetë me 30 pikë, ndërsa Trepça ’89 me 32 pikë renditet e gjashta.

Komento: