Ylli i Real Madrid pozitiv me COVID-19, mungon ndaj Liverpoolit

16:26 | 06 Prill 2021

Ylli i Real Madrid pozitiv me COVID-19.

Kanë nisur problemet te Real Madrid para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Skuadra spanjolle ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane ka testuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Komunikata e plotë:

“Real Madrid njofton se Raphael Varane ka dal pozitiv në testin e COVID-19 në mëngjes”, shkruhet në komunikatë.

Kjo nënkupton që pos Ramos, tani as francezi nuk do jetë në gjendje të përballet me kampionin e Anglisë, duke lënë vetëm Nachon dhe Eder Militaon si qendërmbrojtës.

Pos kësaj, Reali do jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë edhe në “El Clasicon” këtë të shtunë.

Komento: