
AC Milan ka tre synime në mendje në rast se duhet të zëvendësojë Gianluigi Donnarumma, sipas një raporti.
Nuk ka dyshim se Donnarumma është shumë i rëndësishëm për Milanin, por kontrata e tij pritet të skadojë në fund të sezonit dhe rinovimi i kontratës është largë, përcjell ORAinfo.
Situata vazhdon të shkaktojë panik edhe të tifozët.
Tuttosport raporton se duke qenë se për momentin rinovimi i Donnarumma nuk po lëviz askund, menaxhmenti nuk dëshiron të kapet i papërgatitur në rast të lamtumirës së tij në fund të sezonit.
Për këtë arsye ata po vlerësojnë disa zëvendësime, dhe emri i parë në listë është Mike Maignan i Lille, i cili do të kushtonte rreth 12-13 milionë euro sipas gazetës.

Alternativat ndërkohë janë Juan Musso nga Udinese dhe Pierluigi Gollini nga Atalanta. /ORAinfo/