Veseli niset për Turqi, prezanton Kosovën në Forumin Botëror të investitorëve

09:17 | 18 Shkurt 2019

Forumi Botëror për Investitorët “World Bussines Angels Forum” është duke u mbajtur në Turqi.

Në këtë forum po merr pjesëw edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari Veseli do të prezantojë potencialin për investime të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorëve të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve global G20.

Në këtë forum i cili mbahet sot në Stamboll, marrin pjesë liderë politik të veneve të ndryshme të Europës.

Në këtë forum Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidentja e Kroacisë Kolonda Grabar – Kitaroviq do të jenë folës kryesorë.

Komento: