Koronavirusi në Shqipëri: 6 vdekje dhe 360 raste të reja

18:30 | 10 Prill 2021

Shqipëria publikon bilancin 24-orësh të koronavirusit.

360 raste të reja dhe 6 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Në total janë kryer 3342 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (10 Prill 2021)

Raste të reja ditore 360

Të shëruar në 24 orë 534

Të shtruar në spitale 227

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3342

Testime totale 586,923

Raste pozitive 128,155

Raste të shëruara 97,206

Raste Aktive 28,639

Humbje jete 2,310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20157

Fier 2509

Durrës 1208

Gjirokastër 1197

Shkodër 1010

Korçë 730

Vlorë 691

Kukës 342

Dibër 346

Elbasan 248

Berat 100

Lezhë 101

Komento: