PSG me fitore të lehtë ndaj Strasbourgut

19:11 | 10 Prill 2021

PSG triumfon me lehtësi ndaj Strasbourgut.

PSG ka triumfuar në udhëtim ndaj skuadrës së Strasbourg.

Paris Saint Germain ka triumfuar ndaj Strasbourgut në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1.

Kilyan Mbappe zhbllokoi rezultatin në min (16’), i ndjekur nga Sarabia (27’).

Mbappe nuk u ndal me kaq, ai dhuroi një asistim për Moise Kean i cili shënoi në min (45’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej tre golash të PSG-së.

Strasbourg në pjesën e dytë arritën të shënojnë, Sahi shënoi në min (63’).

Goditjen përfundimtare për parisienët e dha Leonardo Paredes, i cili shënoi gol në min (79’).

Rezultati përfundimtar, Strasbourg 1-4 PSG.

Komento: