
Zlatan Ibrahimovic është bërë temë e diskutimeve në mediat italiane pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Milani trumfoi në udhëtim tek Parma, por kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimovic mbetet ende mister, shkruan lajmi.net.
Ibrahimovic ishte duke ecur në mesin e fushës kur po ndodhte një duel ndërmjet lojtarit të Parmas dhe Calhanoglut.
Si duket, Ibrahimovic duhet ti ketë thënë diçka gjyqtarit, pasi ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ibra mbeti i shtangur nga ky veprim i gjyqtarit.
Rasti ndodhi në min (60′) të ndeshjes.