Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Agim Ramadanit, gruaj e tij, Shukrije Ramadani, ka përkujtuar heroin e Kosovës. Ajo ka thënë se nga rënia dëshmor e komandant Katanës asgjë nuk është siç ishte më parë.
Gruaja e heroit ka shkruar se vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesës tënde zgjodhet kryeneqësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pak shumë vitesh.
“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesės tënde zgjohet kryeneqësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shum viteve!Dromcat e lumturisë përzihen me ëndërrat,dëshirat e premtimet e këputura!!!Asgjë nuk është siç ishte më parë!!!”, ka shkruar Ramadani, përcjellë Reporteri.net.
Sot bëhen 22 vite nga rënia e Agim Ramadanit, njërit nga figurat qendore të operacionit Shigeta që kishte për qëllim thyerjen e kufirit Kosovë-Serbi.
Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Komandant Katana, pos gruas, la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.