Kur do të ftohen lojtar të rinj te kombëtarja e Kosovës? Flet Challandes

22:31 | 13 Prill 2021

Kosova do të luajë ndeshjet e radhës në qershor, dy ose tri miqësore por që nuk dihen kundërshtarët e ardhshëm

Në një intervistë në emisionin “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, trajneri i Kosovës Bernard Challandes është përballur me dy gazetarët e sportit, Jon Ajeti dhe Emanuel Syla.

Gjatë kësaj interviste, Challandes u shpreh për disa gjëra ku foli për të ardhmen e tij, duke treguar edhe një herë se nuk e ka në mendje largimin dhe është i lumtur këtu, përcjell lajmi.net.

Përpos kësaj, ai tregoi edhe për lojtarët e ri në skuadër, kur do të vijnë ata, cilat janë qëllimet reale të Kosovës dhe disa gjëra të tjera.

A do të kemi lojtarë të rinj në skuadrën tonë? Ju flisni gjithmonë për lojtarë të rinj, ne kemi lojtarë të mirë tani. Më duhen gjithmonë lojtarë më të mirë, por ju lutem mos flisni gjithmonë për lojtarë të ri. Ne kemi lojtarë të mirë tani dhe është paradoksale që të flasim për lojtarë të rinj, kur kemi lojtarë të mirë tani”.

Cilat janë qëllimet reale të Kosovës për ndeshjet e ardhshme. Qëllimet janë rezultatet dhe golat, por për mua një gjë e tillë është budallallëk. Mua më intereson vetëm performanca, dhe nuk ndryshoj pas dy apo tre humbjeve. Për shembull nëse jemi të parët në grup dy ndeshje para përfundimit të grupeve për kualifikimet në Katar, sigurisht që do të thoja Katari. Por, për momentin qëllimet e mija janë vetëm performanca dhe nuk më intereson gjë tjetër”.

Ne do të luajmë kundër Spanjës, Gjeorgjisë, Greqisë, të gjitha ekipe të mira. Neve na intereson vetëm performanca, na intereson tani që të bëhemi më të mirë, është koha. Mund të rrisim përformacën tonë. Mund të jap një shembull, pas humbjes ndaj Suedisë isha shumë i zhgënjyer me performancën dhe jo rezultatin. Ishte ndeshja më e keqe nëse flasim fizikisht për lojën. Kemi vrapuar 7km më pak sesa ekipi kundërshtar, intensiteti më i keq i ndeshjes ndonjëherë që kemi luajtur. Isha shumë i zhgënyer dhe sigurisht që puna ime tani është që të mendoj për një statistikë të tillë, nuk ka të bëjë me strategji të tillë. Nuk është normale të vrapojmë kaq pak. Performanca ishte jo në nivel të duhur po ndeshja nuk ishte ashtu. Kemi pranuar dy gola të panevojshëm.

Cila ishte dita më e mirë që prej keni ardhur këtu? Është ndoshta ndeshja kundër Azerbajxhanit apo kundër Malit të Zi, Republika Çeke apo disa të tjera. Më pëlqen shumë edhe ndeshja ndaj Bullgarisë. Kam besim te ky ekip dhe jam i sigurt se do të kam një kënaqësi të njëjtë në të ardhmen. Shpresoj që të sjell gjëra pozitive për skuadrën dhe gjithmonë njerëzit i njohim në vështirësi, nëse fitojmë është e lehtë për trajnerin, tani nuk është lehtë për trajnerin, por unë i njoh edhe njerëzit që janë prapa ekipit. Duhet të shtojmë konkurrencën dhe të sjellim më shumë disiplinë. Kemi pasur disa probleme me disiplinën dhe duhet ta pranoj këtë gjë”, përfundoi Challandes.

Komento: